Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës për shtyp në Uashington, së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Katherine Ashton, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Sekretarja Clinton theksoi më tutje se brenda 10 ditësh ajo do të vizitojë rajonin dhe me zonjën Ashton, u diskutua, deri në një masë, “se si ne do ta forcojmë bashkëpunimin tonë, jo vetëm në këtë nivel, por edhe në terren”. Shefja e politikës së jashtme e BE-së, baronesha Ashton, theksoi se “dëshirojmë të shohim lëvizje përpara me Serbinë dhe Kosovën”. Sipas saj, “rëndësia e asaj që bëri presidenti Tadiq me rezolutën dhe çka bëri kryeministri Thaçi për ta mbështetur atë, është mirë e njohur nga SHBA-ja dhe nga BE-ja, dhe kjo është shumë e rëndësishme, si rrugë për ta kaluar në të ardhmen”. Në takimin e tyre, Clinton dhe Ashton diskutuan edhe për çështje të tjera aktuale.
