e diel, 30 janar 2011

Rezultatet e fundit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të fundit.


Totali i qytetarëve që kan pasur të drejt vote është 1.632.276 ku  45.29% e tyre kan votuar apo 739.258 votues


Kurse sipas partive politike rezultatet janë këto:

e enjte, 13 janar 2011

Kush përnjëmend është më i votuari në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është lideri më i votuar në Kosovë me 126 mijë vota, i pasuar nga oponenti i tij politik, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,

e enjte, 6 janar 2011

FER: Rivotimi në disa komuna nuk paraqet dalje nga kriza

Qëndrimi në lidhje me përsëritjet e votimeve, të dala nga mbledhja e Këshillit Drejtues të FER-it

Partia Fryma e Re mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues më 5 janar 2010.  Në këtë takim edhe njëherë u diskutua procesi zgjedhor i datës 12 dhjetor dhe situata e krijuar në vend pas këtij procesi.  Në takim edhe njiherë u konfirmua qëndrimi i Partisë FER se me datën 12 dhjetor u dëmtua rëndë procesi zgjedhor dhe demokracia në Kosovë.

e mërkurë, 5 janar 2011

18 vjeçar, por s’ka të drejtë vote

Këtë fundjavë me 9 janar do të ketë rivotim në komunat Drenas, Skenderaj e Deçan. Gjithashtu do të rivotohet pjesërisht edhe në

e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Limaj: Edhe PDK trafikoi vota

Në zgjedhjet e 12 dhjetorit janë shënuar raste që kanë dëmtuar kredibilitetin e procesit zgjedhor dhe më shumë se kaq kanë cenuar demokracinë në Kosovë.
Kështu ka thënë të mërkurën për RTK-në nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj. Ai tha se

e martë, 28 dhjetor 2010

AAK në opozitë

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani është përgatitur për në opozitë. Në emisionin Info magazina në Klan Kosova, Ramadani ka thënë se ka fituar votat e mjaftueshme për të qenë deputet i

e diel, 26 dhjetor 2010

Ilir Deda: Na vodhën votat

 Imazhin ndërkombëtar të Kosovës e kanë dëmtuar shumë dy gjëra, procesi jo i rregullt zgjedhor, që u mbajt më 12 dhjetor dhe raporti shovinist i Dick Martyt. Kosovës i duhet si kurrë më parë përmirësimi i këtij imazhi, si mundësia e vetme për t’i shtuar njohjet e reja për shtetin

Fore me vota!

Eshte e habitshme se sa ka zgjuar ndjenjen e humorit procesi zgjedhor. 


Stafi i TopLajm ka mbledhur te gjitha shakat e bera per kete proces dhe ju sjell lexuesve te vet.

- KQZ do te dergoje me 9 Janar ne Drenas Skenderaj dhe Deqan ekipe mobile ne varreza sepse edhe te vdekurit kane vendosur te votojne, serish.

e premte, 24 dhjetor 2010

Thaçi- LDK-së: S’ka zgjedhje deri në vitin 2014

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, i ka bërë të qartë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2014. 

e enjte, 23 dhjetor 2010

Ukë Rugova hyn në kuvend me 40 mijë vota


Ndonëse rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare do të vonohen

e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Tre ditë fushatë në komunat ku rivotohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar të mërkurën planin operacional për

e martë, 21 dhjetor 2010

Kalkulimet për koalicion

Njohësit e rrethanave politike në Prishtinë thonë se negociatat e dobishme për koalicionin e ardhshëm qeveritar mund të nisin tek pas përfundimit të rivotimeve në disa komuna dhe certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kusari-Lila: Nuk mund të jem pjesë e një qeverie me Fatmir Limajn

Aleanca Kosova e Re vazhdon të insistojë se është larg arritjes së një marrëveshje për të hyrë në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.
Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat kryesore të AKR-së, deklaroi mbrëmë në një emision të KTV-së, se pa plotësimin e kritereve të saj, kjo parti nuk do të hyjë në qeveri.

Kusari-Lila kërkon që në qeverinë e re të mos ketë emra personash që ndodhen nën hetime.

Moderatori i emisionit “Interaktiv” e pyeti drejtpërdrejtë znj. Mimoza Kusari-Lila, se a do të hyjë në një qeveri ku anëtar do të ishte edhe Fatmir Limaj, ministër nën hetim nga EULEX-i.

“Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ka kohë që ne kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, ka thënë Kusari–Lila.

Në emision është folur edhe për takimin e kryetarit Behxhet Pacolli me Isa Mustafën, para se ai të takohej “rastësisht” me kryeministrin Hashim Thaçi. Ajo thekson se duhen pritur rivotimet e 9 janarit, në mënyrë që të flitet më konkretisht për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, deri më sot asnjë zyrtar i lartë nga Aleanca Kosova e Re nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në koalicion me PDK-në e kryeministrit Thaçi./gs

Pakti i koalicionit: Thaçi kryeministër, Pacolli president

Një prej tyre është sigurisht partia e Behgjet Pacollit, i cili edhe pse nuk e pranon zyrtarisht marrëveshjen

QNR duhet te vazhdoje te numeroj votat!

Perderisa është marr vendim që të rinumërohen rreth 40 përqind e votave të zgjedhjeve të 12 dhjetorit,

Foret me Hashimin 3

Vazhdojne barcoletat me kryeministrin ne largim Hashim Thaci. Njeherit fituesin e zgjedhjeve te pergjithshme ne Kosove.


Shume nga keto komente, i kemi hasur ne Facebook dhe shakat nuk pasqyrojne qendrimin e  redaksise se TopLajm.

Hashimi han kep per me hek eren e orbitit. Hashimi han edhe vota e gokson KQZ

e hënë, 20 dhjetor 2010

PDK s’e lëshon kryeministrinë

Partia Demokratike e Kosovës, e cila në bazë të rezultateve preliminare është fituese e zgjedhjeve, shpreson se do të lidhë një koalicion qeverisës, i cili do të sigurojë të paktën 75 vota në Parlament. Përderisa është në kërkim të partnerëve me të cilët do të qeveriste mandatin e ardhshëm, PDK-ja e përjashton çdo mundësi që të bëjë kompromise në lidhje me postin e kryeministrit, të cilin thotë se elektorati ia ka besuar liderit të saj, Hashim Thaçit.

Thaçi President, Kusari-Lila Kryeministre?



Burime të KosovaPress-it të afërta me PDK-në bëjnë të ditur se njëri nga opsionet e krijimit të qeverisë së ardhshme, është PDK-AKR-minoritete.

Në Drenicë, u dëmtua PDK

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po përpiqet t’i harrojë sa më shpejt zgjedhjet e 12 dhjetorit. Rivotimi parcial për të cilin vendosi KQZ-ja, nuk ia ka prishur disponimin. Ai është i bindur se do të dalë sërish fitues më 9 janar, në komunat ku pati më së shumti keqpërdorime të votës.

e diel, 19 dhjetor 2010

AAK fiton Rahovecin

Fitoren e Smajl Latifit të AAK-së në Rahovec e ka shpallur edhe Demokracia në Veprim. Gjatë një konference për media, DV ka dhënë rezultatet preliminare, ku Latifi i AAK-së ka fituar 10 401 vota apo 55.72%, dhe Ibrahim Kryeziu i LDK-së ka fituar 8263 vota apo 44.28%.
Ora 20:08 - Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu i ka uruar fitoren kandidati të AAK-së, Smajl Latifi. Ai ka thënë se humbja e tij ka qenë e thellë, por ka pasur shumë paregullsi.
shko