Burime të KosovaPress-it të afërta me PDK-në bëjnë të ditur se njëri nga opsionet e krijimit të qeverisë së ardhshme, është PDK-AKR-minoritete.
Në këtë bashkëqeverisje të PDK-së me aleatët e vegjël, është e mundur që kryeministri në largim, Hashim Thaçi, të zgjidhet president i vendit, kurse kandidatja e AKR-së për kryeministre, Mimoza Kusari-Lila, edhe pse nuk arriti këtë me votat e qytetarëve, mund ta fitojë në pazarin politik postin e të parit të qeverisë së vendit.
Po ashtu AKR do të fitonte dhe dy ministri.
Por njëri nga problemet që pengon realizimin e këtij opsioni, është pozita e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili nëse pranon të marrë ulësen e presidentit të vendit, do të duhet ta lë atë partisë, për të cilin problem thuhet se Thaçi ka filluar të mendojë seriozisht.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë të jetë sekretari i PDK-së dhe U.D. i presidentit të vendit, Jakup Krasniqi./yp