Të shijosh ushqimin para se të shijosh një natë magjike. Për të shtuar libidon e saj dhe rezistencën e tij, ja cilat janë ushqimet që bëjnë mirë për dashurinë.
Harrojeni kinemanë, teatrin, baletin, koncertet, koktejet, festat. Për një takim të realizuar duhet një vend i qetë dhe një bashkëpunim i mirë mes partnerëve. E nëse dëshironi që mbrëmja të përfundojë më një triumf poshtë çarçafëve, nuk ka mënyrë më të mirë sesa ajo e shijimit të minutave e orëve në shoqërinë e ushqimeve që ndryshe quhen edhe afrodiziakë. Nuk ka asnjë gjë më interesante që mund të bësh në çift, përveç seksit, sesa të luash me ushqimin. Organizoni një darkë. Në një restorant me ambient romantik, akoma më mirë nëse do të organizohej në shtëpi. Femrat adhurojnë meshkujt që gatuajnë për to. Pas një ushqimi të shëndetshëm, ja se cilët janë ushqimet që rrisin libidon e saj dhe rezistencën e tij.
Goca deti të gjalla
Është e vërtetë që do të shpenzoni pak, por gocat e detit janë të pazëvendësueshme në sferën e ndjelljes së epshit. Ato janë të pasura me zink, që stimulon prodhimin e testosteronit të meshkujt dhe përmbajnë dopaminë, që nxit shpërthimin e libidosit femëror. Edhe mënyra se si i konsumojmë ato është seksi në të njëjtën kohë. Përpiquni të jeni sa më të përfshirë dhe ta shihni njëri tjetrin në sy.
Mango, pjeshkë dhe luleshtrydhe
Nuk kanë hormone dhe as lëndë kimike. Në këtë rast stimulimi vjen nga aroma ekzotike, nga pjesa e butë e frutave dhe lëngu që rrjedh në gojë. Në fund të darkës një miks frutash është një lojë dashurie që vlen më shumë se çdo gjë tjetër.
Bajame
Edhe kjo pemë e thatë stimulon libidosin e femrës dhe prodhimin e hormoneve te mashkulli. Përmbajtja e lartë e yndyrave në to është burim energjie, kanë shumë kalori, për këtë konsumoni pak. Nëse aroma nuk ju ngacmon aq sa duhet, atëherë ndizni qirinj aromatikë me aromë bajamesh. Do të kenë të njëjtin efekt edhe në humorin e femrës. Në fund të darkës dhurojini një masazh me vaj bajamesh.
Çokollatë
Çokollata i bën mirë dashurisë. Kjo nuk është një legjendë. Kur femrat thonë se edhe një kuadrat i vogël i bën të ndihen mirë, ato kanë të drejtë. Kompozimi kimik nuk gënjen: çokollata ndihmon të ndiheni të dashuruar dhe shkrin të gjithë akujt. Çokollata e zezë është akoma më efikase dhe më e pasur me antioksidantë.
Mëlçi
Është e vërtetë që kanë një aromë të fortë, por edhe shija është e tillë. Efekti i tyre për libidosin është i padiskutueshëm, edhe në personat që nuk shquhen për forcë dhe ndjesi të madhe epshi./yp
