Se si, qysh, tek, Rozana u shndërrua nga rosaku në mjellmë ajo e di, por neve po na pëlqen!
Disa vite më parë (jo larg) e kile më shumë, askujt nuk do i shkonte ndërmend që këngëtarja do të pësonte një ndryshim total dhe të gjendej në faqet e revistave ku do të flitej për trupin dhe lukun e saj përherë e më shpesh. Tashmë e armatosur me një gjoks XXL këngëtarja duket se ka vendosur të ndryshojë emrin në Bombë! (e ju e dini për çfarë bombe po flasim ;)
Aurela Gace
Ajo gjithmonë ka pas probleme me peshën të cilën është munduar ta mbaj nën kontroll, por këtë gjë ja arriti vetëm pasi u shpërngul në Amerikë.
Tashmë me një trup super elegant, Aurela ka ndryshuar komplet gardërobën ( i mbani mend ato fustanet e sajuara të para 2000 Ha!) dhe është shndërruar në një prej këngëtareve më me stil në Shqipe.
Jonida Maliqi
Pavarësisht se në skenë nuk mund të vihet shumë re, ata që i kanë qëndruar pranë e dinë se Jonida ka pasur probleme me peshën.
Disa kile më tepër në vende që nuk duhet të jenë. Gjithsesi këngëtarja falë një kombinimi të mirë të stilit të saj (të cilin e ndryshon çdo pesë minuta) ka ditur që t’i fshehë ato gjithmonë derisa tashmë duket se ka gjetur dietën perfekte.
Teuta Kurti
Kur Teuta shfaqi imazhin e saj të ri, nuk ishte vetëm pesha që kishte ndryshuar. Këngëtarja tashmë e veshur me fustane, minifunde, prerje të re flokësh,gjithmonë e qeshur dukej më e freskët, me më besim në vetvete dhe këtë e tregon dhe buzëqeshja që nuk i ndahet pozave në fotografi.
Ndryshe nga më parë, ajo ka filluar të shfaqi më tepër lëkurë çka tregon se Teuta e “vjetër” nuk ka ndërmend të rikthehet më.
Big Mamma (tani "small mamma")
Kur njihesh nga të gjith’ si Big qysh me ja bo e me u zvoglu? Kjo ndoshta ka qenë dhe dilema e Big Mamës e cila më në fund erdhi me shpjegimin se nuk e ka pas fjalën veç për Big në peshë, por Big në zemër, në muzikë etj,etj.
Si të thuash ti yllo! Këngëtarja prej vitesh ka luftuar me kilet e tepërta dhe shpesh herë ka arritur të shfaqet me një figurë fantastike (zakonisht para klipeve) për ta thyer sërish dietën e humbur e shtuar sërish kile,e humbur e shtuar e humbur e shtuar…
Pasi fitoi çmimin e madh në TopFest, Linda u rikthye një vit më pas më një pamje të re. Kishte humbur shumë kile, ishte veshur më seksi, dhe në klipin e ri kish shfaqur më shumë lëkurë.
Pasi njihet për vokalin e saj fantastik, duket se Linda ka në agjendën e saj dhe një tjetër “stop” në Sexy- Land. Jo më kot në këngën e fundit, i bën sfidë dhe Nora Istrefit. Kollitje, kollitje, u mbyta!
Rona Nushliu
Rona ka pësuar humbjen më të madhe në peshë nga të gjitha këngëtaret e përmendura e ndryshimi për të ka qenë vërtet i madh.
Ndryshe nga këngëtaret e mësipërme ky ndryshim nuk duket se ka qenë për ta ndihmuar në karrierën e saj artistike, apo për të vendosur një imazh të ri, pasi këngëtarja vazhdon të prezantohet po me të njëjtin stil hip dhe cool si gjithmonë.