Hisni Kilaj, kryetar i Malishevës e ka bërë përgjegjës Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, për ngjarjen tragjike të së shtunës në Malishevë.
Në një komunikatë për media, ai ka thënë se ngjarjes sё 1 janarit, i parapriu politika nxitëse e deklaratave tё
Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcёs, tё cilat duhet tё jenё argumente tё fuqishme pёr drejtёsinё, qё duhet tё marrin veprime tё duhura ligjore.“Unё bёj thirrje pёr maturi pёr tё gjithё, nё kёto raste. Kosova ka organet e saja ligjore, tё dala nga Kushtetuta e Republikёs sё Kosovёs, pёr tё cilёn dhamë aq shumё, prandaj respektojeni”, thuhet në reagimin e tij.
Ai e ka dënuar tё vrasjen e të shtunës. “Sulmi, vrasjet mizore, torturimi i familjes Limaj, shokoi tё gjithё qytetarёt e Komunёs sё Malishevёs. Sulmi ishte sjellje dhe veprim mesjetar. Vrasja e babait, nё prani tё fёmijёve tё tij, ёshtё vepër krimi e terrori”, thuhet në reagim.
Në orët e pasdites është varrosur në Banjë të Malishevës, Skender Limaj, i vrarë të shtunën mbrëma në restorantin e tij “Kështjella”. Në varrezat e fshatit jo larg Malishevës kanë marr pjesë shumë njerëz ndërsa dy familjarët e tjerë të palgosur ende po kurohen në QKUK.
Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Portali Indeksoline ka provuar të kontaktoj ish kryetarin e Malishevës, Gani Krasniqin, për ngjarjen, megjithatë një i afërm i tij ka thënë se “Krasniqi nuk dëshiron të flas, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit. Kërkojmë mirëkuptim nga mediat”, ka thënë i afërmi. /indeksonline