e premte, 22 prill 2011

Mustafa: Koha qe ndërkombëtarët të shkojnë në shtëpi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se është koha t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. Ai ka deklaruar se ndërkombëtarët pos që nuk e kanë mbikëqyrur Kosovën, ata nuk kanë realizuar pritshmërinë e kosovarëve.


Kurse, ambasadori amerikan Cirstofer Dell i pyetur nëse është koha e duhur për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur ka dhënë përgjigje interesante, duke thënë se ”vetëm pse sot është dita e tokës? Jo”! Për fundin e kësaj mbikëqyrje është deklaruar kryeministri Thaçi, kurse të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe shefi i Zyrës civile ndërkombëtare, Piter Faith.

Por, sot edhe Isa Mustafa këtë periudhë kohore e quan të përshtatshme që t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. “Ndërkombëtarët nuk na kanë mbikëqyrur, ndërkombëtarët më shumë janë implikuar drejtëpërdrejt në disa çështje, mirëpo mund të them se ajo çfarë kanë qenë pritjet tona nga ndërkombëtarët nuk janë realizuar”, ka thënë Mustafa.
|
Ndryshe, mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës është pjesë edhe e Kushtetutës.Në dispozitat përfundimtare dhe kalimtare, Plani i Ahtisarit vendoset mbi vet Kushtetutën dhe të gjitha autoritetet tjera në Kosovë. Ndërkohë, përfaqësuesi i Zyrës civile ndërkombëtare është ai që thotë fjalën e fundit për Pakon e Ahtisarit ku mbështet edhe Kushtetuta e vendit tonë./infoglobi/
shko