e enjte, 7 prill 2011

Meksiko goditet nga tërmeti

Zyrtarë amerikanë dhe meksikanë njoftuan se një tërmet i fuqishëm 6.5 ballësh të Rihterit ka goditur sot Meksikën qendrore dhe atë jugore, por raportet e para thonë se nuk ka viktima në njerëz. 
Ekspertët amerikanë pohojnë se tërmeti ka goditur rajonin Verakruz, afër qytetit Las Çoapas, që gjendet rreth 630 km në juglindje të kryeqytetit Siudad Meksiko. 

Epiqendra e tërmetit ishte 167 km nën sipërfaqe të tokës dhe banorët thonë se ai shkundi ndërtesat dhe restorantet në kryeqytet. 

Qendra e Paqësorit për Cunami ka njoftuar nëpërmjet një deklarate se nuk ka dhënë ndonjë vërejtje për mundësinë e cunamit.
shko