e enjte, 7 prill 2011

Deputetët po votojnë për presidenten e Republikës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që po mbahet në këto çaste, deputetët po votojnë për zgjedhjen e presidentes së Republikës, pasi të kandiduara janë dy femra.
Atifete Jahjaga është kandidatja e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, dhe kundërkandidatja e saj (për plotësimin e nevojave të Kushtetutës), është Suzanë Novoberdaliu.


Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, paraqiti kandidaturën e kandidates Atifete Jahjagës, të përkrahur nga PDK-ja, LDK-ja dhe AKR-ja. Grabovci për të përmbushur nevojat e Kushtetutës, paraqiti formalisht edhe kandidaturën e kundërkandidates së Jahjagës, Suzanë Novoberdaliu, kjo e fundit, deputet e AKR-së.


Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga salla para votimit, me arsyetimin se nuk dëshirojnë të tallen me qytetarët e Kosovës. Përkrahjen për Jahjagen e ka dhënë edhe Grupi Parlamentari i LDK-së dhe ai i AKR-së. Ndërsa Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë, por nuk e bëri të ditur nëse ata/ato përkrahin ndonjërën nga kandidatet për presidente.
shko