mori 80 vota, qe në raundin e parë të votimit në Kuvend, qe ishin të mjaftueshme për të marr pozitën kreun më të lartë të shtetit.
Jahjaga për kundër kandidate kishte, Suzana Novërdaliun, deputet nga AAK e cila mori 10 vota. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, u ftua pas një marrëveshje qe dje arritën Hahim Thaçi, Behgjet Pacolli, e Isa Mustafa. Presidentja e sapo zgjedhur u kandidua në bazë të kësaj marrëveshje.
Kush është Atifete Jahjaga?
Shumica dërmuese e atyre që të mërkurën mbrëma dëgjuan kryeministrin Thaçi të tregojë emrin e Presidentes së re, kishin vetëm një pyetje: Atifete kush? Ajo është Atifete Jahjaga. Është numri dy i Policisë së Kosovës, edhe pse emri i saj për herë të parë në publik doli kur u përmend si kandidate për Drejtoreshë të Përgjithshme të Policisë. Presidentja Jahjaga është nga Gjakova, dhe sipas formularit të pasurisë në AKK, është e martuar me Astrit Kuçin dhe nuk ka fëmijë. Merr pak më shumë se 1000 euro rrogë në muaj për punën e saj në Policinë e Kosovës.
Aty u kyç vetëm pak kohë pas themelimit. Ka gradën e koloneles. “Prej rreshterit është graduar majore, e më pas kolonele. Atifetja, juriste e diplomuar, karrierën e saj në polici e ka filluar si përkthyese, më pas police në departamentin e policisë kufitare, e pastaj në njërin nga departamentet më të rëndësishme të policisë, atë të trajnimit.”, shkruan mes tjerash në biografinë e saj në faqen e Policisë. Jahjaga ka kryer trajnime të shumta, duke përfshirë kryesoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fotoja e saj më e shpeshtë që gjendet është ajo me ish-presidentin George Ë.Bush./indeksonline/
