BOTA: Banorët e Moldavisë sot janë ftuar që t’iu drejtohen kutive të votimit për ndryshimin e mundshëm të kushtetutës së vendit. Referendumi në fjalë, nëse tejkalohet, do të lejojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli e jo nga Parlamenti i vendit.
Moldavia ka mbetur pa president që prej një viti kur lideri komunist, Vladimir Voronin, u largua nga posti i të parit të vendit. Parlamenti i vendit ishte bllokuar pasi asnjë forcë politike nuk arriti të siguroi 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, megjithëse disa herë u tentua që të arrihet kjo gjë.
Ndërkohë, duke qenë pa president, ligje që do miratoheshin nga Parlamenti nuk do mund të hynin në fuqi pa u nënshkruar nga Presidenti i vendit.
Mediat raportojnë se gjasat janë që moldavët t’i thonë po ndryshimeve kushtetuese në referendum për të krijuar mundësinë e zgjedhjes së drejtpërdrejt të Presidentit. Megjithatë, kjo nuk besohet se do arrij të ndal sherret politike në mes të koalicionit qeveritar 4 partiak dhe opozitës komuniste.
