Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur këtë shpërblim në rast se ekipi kuqezi do marrë 4 pikë nga dy ndeshjet e para. Kjo eshte një nga shifrat më të larta të dhëna ndonjëherë nga institucioni më i lartë i futbollit shqiptar.
“E ka vendosur Komiteti, tani presim vetëm fitore ndaj Luksemburgut dhe lojtarët do të marrin 200 mijë euro”, ka thënë presidenti i Federatës Armand Duka. Shqipëria do të luajë të martën ndaj Luksemburgut, në “Qemal Stafa”. Një fitore ndaj kësaj skuadre e çon përfaqësuesen kuqezi në kuotën e 4 pikëve pas 2 ndeshjesh, rezultate tepër pozitive në prag të këtij edicioni. Misioni nuk duket edhe aq i vështirë, po të kihet parasysh se në dy përballjet e fundit Shqipëria ka fituar pastër, 2-0 dhe 3-0 ndaj modestëve nga “Vendet e Ulta”.
