e shtunë, 8 janar 2011

Facebook do të mbyllet përgjithmon me 15 Mars! (UPDATE 10.01.11)

Mark Zuckerberg njoftoi sot (8.1.11) se FaceBook do të mbyllet në muajin Mars bënë të ditur faqja e internetit weeklyworldnews.

E tërë kjo për shkak se menaxhimi i faqes është bërë shumë i vështirë.

"Facebook ka dalur jasht kontrollit " tha Zuckerberg në një konferencë shtypi jashtë zyrave të tij në Palo Alto, "dhe stresin që ma

ka shkaktuar menaxhimi I kësaj kompanie ma ka shkatërruar jetën time. Unë kam nevojë që ti jap fund gjithë kësaj çmendurije."

Zuckerberg vazhdoi duke shpjeguar se duke filluar nga 15 marsi, përdoruesit nuk do të jetë në gjendje të kenë qasje në llogaritë e tyre.

"Pas 15 Marsit e gjithë faqja do të shkatërohet", tha Avrat Humarthi, zëvendës president I punëve teknike në Facebook. "Pra, nëse ju deshironi që ti keni të gjitha gjërat tua që I keni postuar, unë ju rekomandojmë që ti shkarkoni nga interneti para se biznesi ynë të mbyllet përgjithmon” kë thënë Humarthi "

Zuckerberg tha se vendimi për ta mbyllur Facebook-un ishte i vështirë, por ai nuk mendon se njerëzit do shqetësohen.

"Unë personalisht nuk mendoj se është një punë e madhe," tha ai. "Dhe të jemë i sinqertë, unë mendoj se është më mirë kështu. Pa të, njerëzit do të dalin jasht për të bërë miq të vërtetë. E kjo po që është gjithmonë një gjë më e mirë" - shkruan weeklyworldnews 



Si do që të jetë, ky lajm nuk është konfirmuar nga profili zyrtar i Facebook. Kështu që mbetet që ky lajm të konfirmohet. /toplajm






(Update 09.01.11)


Tanimë gjithkund flitet për këtë gjë. Lajmi/intriga se Facebook do të mbyllet më 15 Mars 2011 sipas shumë shkrimeve/komenteve do të jetë lajmi më i hidhuri i vitit 2011 ose do të mbetet në mend si mashtrimi më i madhë i vitit.


Me afër 600 milion shfrytëzues dhe me rreth 500 milion dollarë profit në vit Facebook duket i pandalshëm mirëpo disa expert këtë gjë e mohojnë pasi që "Duke marr parasyshë një rrjet aq të madhë Facebook mund të ketë vështirësi ekstreme në menagjim. Trendet sociale janë të paparashikueshëm. Nëse do të zbulohet një trend i ri i komunikimit social atëher Facebook do të mbetet asgjë tjetër përveç një mënyrë e vjetër e komunikimit" - thonë ata në një shkrim të publikuar në Wall Street Journal


Mirëpo le të mos harrojmë se Facebook u ka mundësuar shfrytëzuesve të shkarkojnë të gjitha informatat e tyre përsonale si: komentet, mesazhet, postimet, fotot, videot etj. në qoftëse këta të fundit dëshirojnë që ato informata ti kalojnë në ndonjë prej rrjeteve tjera sociale ose ti mbajn ato si arkiv./toplajm






(Update 10.01.11)




Si duket reagimi nga faqja zyrtare e Facebook ka dëshmuar se e gjithë kjo rrëmuj në lidhje me "fundin e rrjetit social Facebook" është asgjë tjetër veç se një mashtrim.


Facebook: "Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për mbyllje, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë si gjithmonë. Nuk jemi duke shkuar askund, ne vetëm sa kemi filluar." - thotë shkrimi në faqen zyrtare të rrjetit.


Weekly World News apo “mediumi i humorit” siç quhet ndryshe kjo faqe nga Facebook, e ka publikuar lajmin se rrjeti më i madh social në botë – Facebook.com do të mbyllet më 15 mars 2011, dhe se të dhënat e postuara në këtë faqe nuk do të mund të tërhiqen pas kësaj date.


Për ta fuqizuar edhe më shumë pohimin e tyre, Facebook na fton që t’i referohemi lajmeve tjera me humor të cilat janë postuar më herët nga WWN si për shembull lajmi në lidhje me shtatzënsinë e Michelle Obama.


Mirëpo, ky lajm ka bërë bujë në mbarë botën, dhe reagimi i përdoruesve të Facebook ka qenë i menjëhershëm.


Madje, për këtë postim në Facebook dhe në shumë portale botërore janë bërë me dhjetra mijëra komente, ndërsa edhe në toplajm.com janë bërë më shumë se 1000 shpërndarje të lajmit, dhe dhjetëra komente që kanë ardhur nga lexuesit e shqetësuar. (shiko më poshtë) Gjithashtu edhe portali Telegrafi.com raporton për reagime të ndryshme nga lexuesit.


Shumica prej tyre kanë thënë se Zuckerberg duhet ta ndërrojë zemrën e tij, pasi që në njoftimin për mbylljen e rrjetit të tij social ishte dhënë një sqarim në të cilin thuhet, se mbajtja gjallë e Facebook-ut po ia dëmton zemrën atij.


Disa të tjerë kanë thënë se jeta e tyre do të jetë më ndryshe pa Facebook, dhe se ata do të kenë më pak mundësi të shoqërohen ne miqtë e tyre brenda dhe jashtë këtij rrjeti social. /toplajm/telegrafi



shko