e shtunë, 8 janar 2011

Shqiptari që i mbijetoi mbytjes së Titanikut

Pak kush ka dijeni, por mes pasagjerëve të anijes më të madhe e më luksoze të kohës, ka pasur edhe një shqiptar.

98 vjet më parë, diku mes Anglisë dhe Nju Jorkut, në mes të oqeanit, në mes të errësirës dhe acarit, u realizua një nga historitë më tragjike të njerëzimit.

Titaniku, anija më e famshme e të gjitha kohërave, u përplas me një ajsberg dhe përfundoi në fund të detit duke marrë me vete edhe 1523 shpirtra njerëzorë.

Publiciteti i ngjarjes së mbytjes së Titanikut, ka bërë që të xhirohet një film në 6-7 vjet, me të dhëna nga të mbijetuarit e paktë.

Pakkush ka dijeni, por mes pasagjerëve të anijes më të madhe e më luksoze të kohës, ka pasur edhe një shqiptar, historinë e të cilit e transmeton “ABC News” .

Ilo Deti, një emigrant nga Vithkuqi i Korçës në Boston të Amerikës që në vitin 1909, arriti t’i shpëtojë tragjedisë duke u kapur pas një barke.
shko