Kreu I AKR-së Behxhet Pacolli I ka thënë Radio Dukagjinit se nëse arrihet marrëveshje me PDK-në, ai synon, postin e presidentit ndërkohë që thotë se partija e tij do të mund të udhëhiqte me Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Punëve të Jashtme.
Bajram Rexhepi I PDK-së pohon se janë të hapur për cdo subject, pos Vetëvendosjes që ka përjashtuar vetveten. Thuajse të gjitha subjekete kanë vendosur vija të kuqe se me kë do të mund të qeverisnin e me kë jo.
Bajram Rexhepi I PDK-së pohon se janë të hapur për cdo subject, pos Vetëvendosjes që ka përjashtuar vetveten. Thuajse të gjitha subjekete kanë vendosur vija të kuqe se me kë do të mund të qeverisnin e me kë jo.
Ende pa përfunduar mirë procesi zgjedhor, subjektet politike kanë filluar kalkulimet se kush me kë do të mund udhëhiqte me vendin.
Nga prononcimet që kemi marr sot del se koalicioni më I mundshëm është PDK-AKR dhe Minoritetet. Të paktën nga deklaratat e vetë zyrtarëve partiak.
Pacolli I ka thënë Radio Dukagjinit se synon të jetë president I vendit dhe të udhëheqë me dy ministri.
“Unë synoj të jem president I Kosovës. Për arsye që prej atij vendi mund ti kontribuoj Kosovës më së miri. E kemi ekipin ma të mirin për ekonominë e Kosovës. Synojmë edhe ministrinë e Punëve të Jashtme” është shprehur Pacolli
Nga ana tjetër , Bajram Rexhepi nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se PDK është e hapur për të gjitha subjektet. Sipas tij, Vetëvendosja e ka përjashtuar vetveten nga kalkulimet për të qenë pjesë e Qeverisë së Ardhëshme.
Por Rexhep Selimi I VETEVENDOSJES thotë që pos me PDK, ata në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të jenë në koalicion edhe me LDK e AAK. Ai thotë se Vetevendosje mund te jap kontribut të madhë edhe në opozitë.
“Ne do të futemi në parlament për ta luajtur rolin tonë. Pse duhet patjetër të bëjmë kualicion? Opozita është po aq e rëndësishme sa pushteti nganjëherë, sidomos në këtë rast” thotë Rexhep Selimi
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet tek qëndrimi I mëhershëm. Zyrtar të këtij subjekti thonë se koalicion nuk do të bëjnë vetëm me PDK-në.
Nga ana tjetër befason AAK-ja. E cila pos PDK-së përjashton mundësinë e koalicionit edhe me LDK-në. Nënkryetarit Ahmet Isufi thotë se këto subjekte I kanë sjellur dëme vendit, andaj nuk mund të bashkëpunojnë me dëmtuesit.
“PDK-ja dhe LDK-ja I kanë bërë dëm shumë vendit duke e quar popullin në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe duke manipuluar me voten në këtë moment” pohon Isufi
Nga ana tjetër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së sotme, pritet t’i marrë rekomandimet nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, ku aktualisht është në përfundim e sipër rinumërimi i votave të rreth 740 vendvotimeve.