e diel, 19 dhjetor 2010

AAK fiton Rahovecin

Fitoren e Smajl Latifit të AAK-së në Rahovec e ka shpallur edhe Demokracia në Veprim. Gjatë një konference për media, DV ka dhënë rezultatet preliminare, ku Latifi i AAK-së ka fituar 10 401 vota apo 55.72%, dhe Ibrahim Kryeziu i LDK-së ka fituar 8263 vota apo 44.28%.
Ora 20:08 - Kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu i ka uruar fitoren kandidati të AAK-së, Smajl Latifi. Ai ka thënë se humbja e tij ka qenë e thellë, por ka pasur shumë paregullsi.

"Kanë qenë të gjithë bashkë, me PDK-në, me Vetëvendosjen. Ka qenë dita e mobilave dhe e pompave të benzinës", ka thënë Kryeziu.
Smajl Latifi, kryetari i ri i Rahovecit, e ka shprehur entuziazmin e tij për fitoren. Ai ka thënë se procesi ka ecur në përgjithësi në rregull dhe pa incidente.
"Është një fitore e popullit të Rahovecit, dhe i dedikohet Ramush Haradinajt", ka thënë Latifi.
 20:08 Një orë pas mbylljes së vendvotimeve në Rahovec, AAK-ja ka nxituar ta shpall fitoren e kandidatit të saj, Smajl Latifi në Rahovec. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se Latifi e ka siguruar fitoren në komunën e Rahovecit. Fitoren para pak minutash e ka shpall edhe vet kandidati, Smajl Latifi, i cili ka thënë se prin me rreth 3000 vota para kundërkandidatit të LDK-së.
LDK e KQZ-ja nuk ka dal me rezultate preliminare. Komisioni Qendror ka folur për përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve. Rahovecionët për të pestën herë me radhë brenda një viti, kanë treguar pjesëmarrje të kënaqshme. Sipas KQZ-së, në Rahovec është mbyllur procesi i votimit ndërsa 39.63% e qytetarëve më të drejtë vote kanë marr pjesë në procesin e votimit.
Kryetarja Valdete Daka e ka vlerësuar procesin të rregullt dhe pa incidente. Ajo i ka sugjeruar partitë të ankohen në PZAP duke filluar prej orës 19:00 të së dielës. Rezultatet preliminare do të shpallet pas orës 22:00. /indeksonline
shko