e diel, 17 tetor 2010

Kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët

Mbrojtja e lëkurës


Gjithmonë kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët që vijnë e shkojnë. Duajeni atë, prej mëngjesit deri në mbrëmje dhe jepini shkëlqimin e duhur. 


Trajtojeni atë në mënyrën që trajtoni fytyrën, konsumoni fruta dhe perime, shkoni më shpesh në palestër e po ashtu përdorni edhe kremra të ndryshme.

Duhet pasur shumë kujdes lëkurën nga rrezet e diellit. Rrezet ultra vjollcë shkaktojnë rreth 90% të rrudhave dhe shenja të tjera që tregojnë plakjen. Nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme, atëherë kujdesi duhet të jetë jo i pjesshëm por i përgjithshëm.
Për arsye se ajri gjatë stinës së ngrohtë të verës është paksa më i lagësht në krahasim me stinët tjera të vitit, natyrisht se lëkura juaj do të pësojë pakëz hidratim. Nëse dëshironi një kujdes ditor për lëkurën tuaj, atëherë ju preferojnë kremra si ‘Aveeno Active Naturals Positively Ageless Multi-Defense Daily Moisturizer’. Kjo do t’ju pastrojë dhe do t’ju mbrojë fytyrën nga rrudhat që ju shfaqen në fytyrë.


Pas disa muajsh, kur do të përfundojë stina e ngrohtë e verës dhe do të fillojë ajri i ftohtë i dimrit, njomësia e fytyrës suaj do të fillojë të humbet. Kështu mendon Marsha Gordon, dermatologe në qytetin e Nju Jorkut. Gjatë natës vendosni lëngun për fërkim SPF, por gjithsesi edhe gjatë natës vendosni kremra të pasura që lëkurën tuaj ta mbajnë të zhdërvjellët. Përdorni kremrat si ‘Payot Hydrating Cleansing Milk’, dhe e përdorni tri herë brenda javës (apo dy herë, nëse lëkura juaj është e ndjeshme). Po ashtu provoni ‘Nia 24 Rapid Exfoliating Serum’, ngase përmban acidin nikotinik që i ndihmon lëkurës ta mbajë lagështinë.


“Lëkura juaj mesatarisht rigjenerohet çdo 28 ditë, por ky proces e ngadalëson atë, madje edhe në moshën e viteve të 20-ta”, thotë Dejvid Bank, dermatolog në Mont Kisko, Nju Jork. Kjo largon qelizat e vdekura nga fytyra që shtrihen në sipërfaqen e lëkurës.
Për trup: Lëkura këtu është më e hollë në krahasim me qafën dhe fytyrën, pra, kujdesuni për gjithë trupin dhe lëkurën duke filluar herët në mëngjes dhe deri vonë në mbrëmje.


Plani kundër plakjes do të duhej të shndërrohej në një shprehi që duhet përcjellë dy herë brenda një dite të vetme, pra sikurse që e keni shprehi pastrimin e dhëmbëve. Një rutinë si kjo ju mban më të shëndetshëm dhe do të dukeni më të ri edhe pas 10, 20, e 30 vjetëve, thotë Xhefri Dover, bashkautor i “The Youth Equation”.


Për kohën e natës ku do të stimuloni kolagjenët atëherë provoni ‘Try Philosophy Miracle Worker Miraculous Anti-Aging Retinoid Pads and Solution’, ngase edhe çmimi nuk është mjaft i lartë, derisa me fytyrën tuaj bën mrekulli.
“Gjatë kohës sa jeni në gjumë, trupi juaj liron hormonet e stresit kortizol”, thotë Marianna Blumin-Karasik, dermatologe në Majami. Sipas saj, kortizoli është i lidhur ngushtë me aknet dhe është shumë i ndjeshëm në kontakt me lëkurën e thatë. Përcillni disa këshilla gjatë natës, që të nesërmen të keni lëkurë më të bukur.


Largojeni televizorin nga dhoma juaj e fjetjes. Shikimi i tepërt i TV-së vetëm sa do t’jua dëmtojë sytë dhe lëkurën. Në vend të kësaj shikojeni të nesërmen në mëngjes, ose të njëjtën natë, por shumë më përpara se në dhomën e gjumit.
Shkurtojeni kafeinën. Hulumtimet tregojnë se madje edhe një gotë që përmban kafeinë, mjafton ta çrregullojë gjumin gjatë gjithë natës, duke i lënë ata më të lodhur.

Ushtrimet ju ndihmojnë në kujdesin rreth lëkurës
Nëse ushtroni dhe merreni me palestër kjo do të ndikojë në rregullimin e hormoneve të stresit, të cilat janë të lidhura me ankthin dhe depresionin, e po ashtu edhe me aknet. Sipas shumë hulumtimeve është vërtetuar se ushtrimet për 12 orët e ardhshme në përgjithësi ju bëjnë edhe më të lumtur, pra disponimi do të jetë në nivelin e duhur. Pra kjo është vërtetuar nga hulumtuesit e universitetit të Vermontit në Barlington, dhe e mban lëkurën të duket e freskët, gjithashtu.

Konsumoni fruta, perime dhe peshk
Hulumtimet më të reja tregojnë se një dietë e shëndetshme mund t’i zmbrapsë armiqtë kryesorë të lëkurës. Fitokemikalet dhe antioksiduesit (në karota, domate etj.) mbrojnë lëkurën nga dëmtimet.
shko