e diel, 17 tetor 2010

Çfarë të bëni nëse fëmiu juaj nuk don të ushqehet

Nëse nuk e dini se si ta bindni fëmijën tuaj që ta hajë atë që ju ia keni vënë në pjatë, atëherë duhet dëgjuar këshillat e Lusi Tomas, e cila ka specializuar për prezantimin e ushqimit të shëndoshë për fëmijë. 


Ajo thotë se është vonë atëherë kur ushqimi është i vendosur në pjatë. “Fëmijët duhet njoftuar me ushqimin e ri kur jeni duke e blerë apo duke e përgatitur atë”, këshillon Lusi Tomas. “Para darkës pyeteni fëmijën a ka dëshirë të hajë bizele apo misër me pure patatesh, dhe pastaj lavdërojeni atë për zgjedhjen e mirë që ka bërë.
Më vonë i tregoni prapë se çka ka për darkë. Ashtu do ta përfshini atë në vendimmarrje, e fëmija, duke u nisur nga fakti se vetë ka zgjedhë se çka dëshiron të hajë, me dëshirë edhe do ta hajë atë”, shpjegon ajo. Ajo që është shumë me rëndësi është që ju të uleni me fëmijën derisa ai ushqehet. Do të ishte e dëshirueshme që edhe ju të hani, e nëse nuk mundeni, gjithsesi duhet të jeni me të. Problemi qëndron aty se prindërit më së shpeshti kryejnë punë të tjera derisa fëmijët hanë, e fëmijët nuk kanë dëshirë të hanë vetëm, dhe për këtë arsye jo rrallë do të provojnë që vëmendjen tuaj ta tërheqin me sherre të ndryshme.

Refuzimi i ushqimit për shkak të kontrollit
Fëmijët refuzojnë të hanë, sepse kjo është një prej gjërave të rralla të cilat mund t’i kontrollojnë. Nëse refuzon të hajë darkë, lejojeni të ngrihet nga tavolina, por mos i jepni ëmbëlsirën. Sapo të ketë uri fëmija do të kërkojë ushqim, por atëherë mos i jepni diçka tjetër, por ushqimin e darkës.
Fshehja e ëmbëlsirave është karrem edhe më i madh
Prej dëshirës që fëmijët e tyre të hanë ushqim të shëndoshë, shumë prindër kanë zakon t’i fshehin ëmbëlsirat. Mirëpo atë që ju ua merrni, atë do ta dëshirojnë edhe më shumë. Lusi Tomas konsideron se nuk ka arsye që fëmijët mos të hanë ëmbëlsira, por ato duhet të përgatiten në mënyrë të shëndoshë, me jo shumë sheqer.

Gjella kryesore nuk bën të jetë negative
Nëse i kërcënoheni fëmijës suaj se nuk do ta marrë ëmbëlsirën nëse nuk e han gjellën kryesore, fëmija do ta konsiderojë gjellën kryesore si gjë të keqe për të mundur të fitojë diçka si për shembull një shpërblim. Në vend të kësaj taktike, duhet t’i thoni se prej perimeve do të bëhet i fortë dhe i madh, që do të shihet edhe në lojën e tyre.
shko