e diel, 17 tetor 2010

Perimet e ngrira më të shëndetshme

Perimet e ngrira janë më të freskëta se ato që sapo janë marrë nga toka, sipas një studimi të Institutit të Ushqimit në Britaninë e Madhe.


Duke u bazuar në analiza, perimet e ngrira janë më të shëndetshme se ato të freskëtat për shkak se mund të ruajnë për një kohë më të gjatë vlerat ushqimore.

Studimi nxjerr në pah se përpara se perimet e freskëta të mbërrijnë në pjatat tona mund të kalojnë deri në dy javë.
Gjatë kësaj kohe kërkimet kanë treguar se fasulet mund të humbin deri në 45% të substancave ushqyese, bronkolit 25%, bizelet 15% dhe karotat 10%.
Ndërkohë që perimet e ngrira i nënshtrohen këtij procesi brenda pak orësh, duke humbur në këtë mënyrë më pak vlera ushqyese.
shko