e diel, 17 tetor 2010

Femrat "vjedhin" veshjet e meshkujve!

Viteve të fundit moda nga dollapi i meshkujve është vendosur në planin tjetër, ndërsa gjatë kësaj vjeshte kthehet në dyert e mëdha: kostumet, kapelat dhe klasikja janë ‘in’


Gabriel Shanel ka liruar gratë nga korsetë e mundimshme dhe të parehatshme dhe kishte “shpikur” pantallonat për femra, por ‘Yves Saint Laurent’ me smokingun e tij “Le Smokingom” i kishte falur fuqinë.
Aty nga fundi i viteve të ‘70-ta, derisa në trend ishte moda e mini-fundeve, ‘Yves Saint Laurent’ kishte gjetur alternativën në një fustan të zi të vogël. Mbrëmjen legjendare për veshjen e grave e kishin pushtuar ikonat e shikut – Katerinë Dënëvë, Liza Minelli, Loren Bakall dhe Bianka Xhager, që ishin ndër të parat që kishin kopjuar stilin e veshjes së meshkujve.


Viteve të fundit, moda nga dollapi i meshkujve pothuajse është ndrydhur në orman dhe ishte në plan të dytë, mirëpo gjatë kësaj vjeshte po kthehet me të madhe. Këmishët me dantella, mëndafshi i zbutur, me një bluzë nën xhaketë është krijuar si një modë ditore, sportive dhe elegante.


Që përfundimisht të jetë femërore, veshja e meshkujve duhet t’ju përshtatet me kujdes, përndryshe stili nuk do të ketë efektin e duhur, theksojnë ekspertët e trendëve të modës. 


Më së miri do të shkonte një rrip i trashë me lëkurë të zezë, me një çantë burrash prej lëkure, me një kravatë rreth qafës dhe me një kapelë, e gjitha kjo me një prirje femërore.




Me sa duket, edhe gjatë kësaj stine të vjeshtës, edhe çorapët në kombinim me take të larta nuk do të dalin jashtë mode. Zgjidhni një çantë klasike me rrip të shkurtër, duke u bazuar në vitet ‘50-ta, apo në vitet ‘60-ta, nuk do të gabonit, ndërsa, dizajnerët për ditët e ftohta të vjeshtës i kanë veshur ato me lesh.

Për një variant më të lehtë provoni linjat e të gjitha llojeve. Ato i ka lansuar ‘Coco Chanel’, të cilat janë bërë popullore me fillimin e këtij viti. /Reuters/
shko