Në njoftimin e LDK-së thuhet se në mbledhjen e së shtunës janë analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më këtë rast kjo parti merr vendim që zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat përfundimisht në ditën e
hënë, me 18.10.2010 të bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur.
“Nga dita e hënë, 18 tetor 2010, LDK tërhiqet nga Koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
LDK mbetet e përkushtuar të jetë kontribuuese e fuqishme në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike e shtetërore në interes të vendit dhe gjithë qytetarëve të tij”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

