Ky vendimi është marrë nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë së shtunës më 16.10.2010 në mesditë, sipas të cilit ministrat që vijnë nga radhët e LDK-së të hënën do të dorëzojnë detyrat e tyre.
Kurse në aleatin qeverisës në PDK, këtë vendim e kanë konsideruar të marrë për interesa të ngushta të kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu.
Sejdiu, në një intervistë për Top Channel ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi, që lidhen me sjelljet e PDK-së në Kuvend për çështjen e miratimit të strategjisë së qeverisë për privatizim të PTK-së.
“Në këto momente kanë ndodhur disa zhvillime që kanë dëmtuar raportet mes dy partnerëve të koalicionit. Vendimi i pardjeshëm u mor pa pasur një konsultim me LDK-në. Ishte një veprim që cënon veprimtarinë e Parlamentit me numërimet apo mosnumërimet”, ka deklaruar Sejdiu.

