e shtunë, 5 mars 2011

Greqia provokon sërish

Politikani i njohur shqiptar, Sabri Godo, ka reaguar ndaj deklaratave të bërë nga ministria e Jashtme greke dy ditë më parë. Në takimin e shoqatës “Fan Noli”, Godo u shpreh se deklaratat e Athinës janë ndërhyrje e saj në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Dje dëgjuat një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke. Nuk është hera e parë. Kush e ka ftuar këtë ministri greke që të na ndihmojë. Kjo është një ndërhyje e Greqisë në punën e një vendi tjetër”, tha Godo.Ai ka theksuar se synimi i disa qarqeve në Greqi është shumë i qartë. “Deklaratat e konsullit grek nuk ishin personale. Ata shikojnë se këtu ka një terren të përshtatshme për të bërë regjistrimin. Terreni është përgatitur prej 20 vitesh”, tha Godo.

Edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë të Jashtëm të Greqisë, Jorgo Dhelavekuras, me ç’rast ai theksoi se mos regjistrimi i popullsisë mund të cenojë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Regjistrimi i popullsisë është një çështje e brendshme e shtetit shqiptar dhe ndërhyrjet e një shteti të huaj për mënyrën dhe kohën se kur Shqipëria do të zhvillojë një regjistrim janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e PDUI.
shko