masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasen Gerta Mezuraj, e njohur tashmë si motra e Ermelës që fitoi spektaklin televiziv "Big Brother Albania" të edicionit të 4-ët.
Ky fakt provohet nga vendimi i togave të zeza me numër akti 1191, që "Shekulli" ka siguruar një kopje, ku zbardhen arsyet pse motra e Ermelës vazhdon të qëndrojë në paraburgimin "Jordan Misja" (313) në kryeqytet që pasditen e datës 14 dhjetor 2010, kur edhe u arrestua në flagrancë për vjedhjen e 67 mijë e 500 eurove.
Ky vendim hedh poshtë pretendimet e fitueses së spektaklit televiziv "Big Brother Albania", Ermela Mezuraj, se motra e saj është liruar nga burgu. Sipas këtij vendimi, e dyshuara G. Mezuraj ndodhet e arrestuar që nga data 14 dhjetor 2010, kur u arrestua së bashku me shtetasin Rodrik Malaj në rrugën "Abdyl Frashëri" në Tiranë. Pas arrestimit, më datë 17 dhjetor 2010, e dyshuara G. Mezuraj ka dalë para togave të zeza, ku me kërkesë të prokurorit Zeqir Hodaj ndaj saj është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve, duke e cilësuar se caktimi i një mase tjetër përveç asaj të "arrestit me burg" përbën rrezikshmëri për shoqërinë.
Ndërkohë, mbrojtësi ligjor i caktuar kryesisht ditën e masës së sigurisë nga Gjykata, avokati Ergys Hysi para gjyqtares Kristani pat kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e një mase më të butë sigurie. Por, gjykata, vendosi pranimin e kërkesës së prokurorit Hodaj, duke izoluar 22-vjeçaren në qelitë e paraburgimit të femrave pranë "313"-ës.
Vendimi
"...Nga materiali procedues i depozituar nga prokuroria, rezulton se më datë 14 dhjetor 2010 rreth orës 15:10 minuta, shtetasja M.M., punonjëse e agjencisë turistike "AR&LO" që ndodhet në rrugën "Abdyl Frashëri" ka dalë nga agjencia me një shumë të hollash prej 67500 euro.
Sapo ka dalë në rrugë, një djalë rreth 20-25 vjeç, pasi e ka qëlluar me shqelm në kokë i ka marr çantën me të holla dhe më pas është larguar. Sipas akteve të administruar në dosje, të sjella nga policia dhe prokuroria, dyshohet se personi që e ka qëlluar punonjësen e agjencisë M.M., ka qenë shtetasi Rodrik Malaj, së bashku me shtetasen Gerta Mezuraj, kjo e fundit punonjëse pranë kësaj agjencie turistike.
Të dy këta të dyshuar, Malaj dhe Mezuraj, në bashkëpunim me një person ende të paidentifikuar, por me emrin "Klajdi" kanë organizuar vjedhjen e monedhave. Ndodhur në këto kushte, oficerë të policisë gjyqësore në Tiranë, kanë kryer arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gerta Mezuraj, si dhe kanë kryer veprime të tjera procedurale.
Nisur nga rrezikshmëria e veprës penale dhe e personit, organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin si masë sigurimi personal atë të "arrestit me burg".
Personi nën hetim, Gerta Mezuraj, dhe mbrojtësi i saj ligjor, avokati Ergys Hysi, u shprehen se ishin dakord me vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin si masë sigurimi të një mase më të butë... Në rastin konkret, Gjykata vëren se ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Gerta Mezuraj mund të ketë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë veprën penale të "vjedhjes"... Kjo vepër, sipas Kodit Penal, parashikohet nga ligji si vepër me rrezikshmëri shoqërore relativisht të lartë dhe që dënohen vetëm me burgim.
Dyshohet se vepra është kryer në bashkëpunim, rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra dhe fakti që e dyshuara ka qenë e punësuar pranë këtij subjekti të dëmtuar, pasoja e ardhur, e cila është vjedhja e një shume të konsiderueshme të hollash dhe në këto kushte Gjykata çmon se masa e sigurimit personal e kërkuar nga organi i akuzës është në përshtatje me rrezikshmërinë shoqërore të të dyshuarës Gerta Mezuraj...", - thuhet ndër të tjera në vendimin e firmosur nga gjyqtarja Anila Kristani, më 17 dhjetor 2010 në Tiranë./shek