Ndeshja miqësore u zhvillua të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para rreth një mijë shikuesve.
Suad Keçi, Azem Brahimi e Ramadan Alaj realizuan nga dy gola në fitore, kurse nga një herë për BMB Prishtinën shënuan Artan Mulaku e Fadil Goli. Për Istanbulin shënuan Ozay Ozutok, Haytor Ozdonor e Huseyin Golk.
Për ekipin prishtinas kjo ishte ndeshja e pestë miqësore me ekipet e huaja. BMB Prishtina më herët ka sjellë në Kosovë edhe kampionin e Zvicrës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës./kn