e martë, 21 shtator 2010

Eva Mendes: Nuk jam edhe aq e bukur

Aktores i pëlqen që meshkujt e shikojnë me admirim edhe pse nuk mendon që është aq e bukur. Eva Mendes (36-vjeçare), të cilën revistat e meshkujve në tërë botën e kanë shpallur femrën më të dëshirueshme në botë, pohon se duket shumë mesatare dhe se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.“Më pëlqen që meshkujt më shikojnë me dëshirë të madhe, por konsideroj që nuk jam edhe aq e bukur”, tha aktorja e njohur, dhe shtoi se ajo duket bukur pasi që ka floktarë dhe grimierë të shkëlqyeshëm
shko