e martë, 19 prill 2011

Qosja: Lulzim Basha është vrasës

Ky është titulli që i ka vënë shkrimit autorial të akademikut Rexhep Qosja, Gazeta Shqiptare në Shqipëri. “Rexhep Qosja: Lul Basha, vrasës për pesë vetë”. 

Akademiku kosovar që njihet për qëndrimet e tij ndaj pushtetit dhe PD-së së Sali Berishës sërish ka thumbuar fort partinë e tij, vecmas kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Po në shkrimin autorial në Gazetën Shqiptare, nëntitulli në thonjëza i përdorur si citat për Qosjen është “21 janari, ish ministri nuk duhet të ishte fare kandidat”. 


Shkrimi i referohet veprimtarisë së Lulzim Bashës sa ishte ministër i Brendshëm, kur u vranë disa persona në protestat e opozitës në Shqipëri me 21 janar të këtij viti.

“Një kandidaturë dhe tri deklarata më kanë lënë pa gojë, por pas disa ditësh, kur një mik i çmuar dhe i dashur nga Tirana më tha të mos çuditem se në këtë kohë të gjitha, ama bash të gjitha janë të mundshme, unë e mora veten dhe e bëra këtë shkrim me të cilin edhe më shumë do ta rris numrin e pretorinatëve të sundimtarit të përtashëm, të cilët do të hedhin shumë shigjeta në kokën time” shkruan mes të tjerash akademiku Rexhep Qosja./io
shko