e mërkurë, 6 prill 2011

Skandali, TVSH program në serbisht!

Televizioni Shqiptar vazhdon të vjetrohet dhe të prodhojë skandale. Për disa minuta ky televizion ka transmetuar program në gjuhën serbe! Në fakt, në momentin e një
edicioni të lajmeve për minuta të tërë mbi figurë është dëgjuar zëri i një programi në serbisht, ka transmetuar emisioni Fiks Fare në TCH.


Duket se ato që po transmetoheshin me zë në serbisht ishin lajmet e Zërit të Amerikës në këtë gjuhë. Në ekran ndërkaq mund të shihej kryeministri Berisha, Kuvendi e madje edhe pamje të fitores së Kombëtares Shqiptare të futbollit në fitoren me Bjellorusinë. TVSH vazhdon të paguhet nga taksa-paguesit shqiptarë./io
shko