e enjte, 3 mars 2011

"Sëmundja" e Realit quhet Ronaldo

Reali i Madridit ka një sëmundje: vartësinë nga Christiano Ronaldo.

“Merengesit” po humbasin terren në garën e titullit me Barcelonë dhe kjo është si pasojë e “bllokimit” të portugezit. Goli i tij i fundit ka ardhur nga Sociedadit, më 6 shkurt dhe kësisoj është formuar një total për 409 minutash pa gol, plot gjashtë orë e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, Reali ka shënuar vetëm katër gola, duke fituar dy nga katër ndeshjet e luajtura, ato ndaj Espanyolit dhe Levantes.
Portugezi është shumë larg ritmit të muajit tetor gjatë të cilit shënoi 11 gola dhe gjithashtu nuk është më lider i renditjes së golashënuesëve. Deri tani, Christiano Ronaldo ka shënuar 24 gola, tre më pak se Lionel Messi.
Duke qenë se Ronaldo është i vetmi lojtar i Realit që ka luajtur të gjitha ndeshjet e këtij kampionati, edhe mesatarja e realizimit është më e ulët. Sivjet, Christiano shënon një gol çdo 100 minuta, ndërsa vjet mestaraja ishte 88 minuta.
Por nga ana tjetër, nëse llogarisim të gjitha veprimtaritë, Ronaldo ka shënuar 34 gola, një më shumë se në edicionin e kaluar. 24 golave në kampionat u shtohen 6 golat në Kupën e Mbretit dhe katër golat në Ligën e Kampioneve. Kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje në kampionat, krahas sfidave të Championsit dhe dy takimeve të finales së Kupës së Mbretit, Ronaldo ka ende mundësinë të thyejë rekordin personal. Në sezonin 2007-08 ai shënoi 42 gola me Manchester United dhe fitoi “Topin e artë”./io
shko