e enjte, 3 mars 2011

Kelmendi: Takohesha me Emmyn për t'i lënë një porosi

Biznesmeni nga Kosova Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për vrasje të qëllimshme të këngëtares nga Shqipëria Emmy, rrëfeu në gjykatën e Tiranës konfliktin për ish-të dashurën e tij. Sipas Gazetës Shqiptare, biznesmeni, ka hedhur poshtë kategorikisht akuzën e vrasjes, duke pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale.

Të njëjtin qëndrim e mbajti dhe avokati i tij mbrojtës. “Me Emmyn kam pasur një lidhje dy vjeçare. Kisha synim të shkëputesha prej saj, sepse kam nisur një lidhje të re. Natën e ngjarjes kam shkuar në ambientet e lokal ‘Venue’, ku do të takohesha me këngëtaren Emmy për t'i lënë një porosi. Me vete kisha të dashurën tjetër” përfundon Kelmendi.

shko