e enjte, 3 mars 2011

Shkaktarët e problemeve seksuale

Shumë çifte, në një moment apo në një tjetër, kanë probleme me seksin. Problemet seksuale në një lidhje, shpesh janë probleme të vetë lidhjes. Shkaqe të rëndomta janë mungesa e informacionit.
Komunikimi i dobët, pritshmëritë e roleve të mashkullit dhe të femrës, mungesa e besimit ose devotshmërisë ose konfliktet e pazgjidhura. Një partner abuzues mund ta përdorë seksin si armë për të lënduar tjetrin dhe dominuar; në një rast të tillë, problemi e ka emrin "abuzim".

Për më tepër, historitë e abuzimit seksual, për njërin nga partnerët apo për të dy, mund të prekë edhe lidhjet aktuale. Ajo që mendohet apo ndjehet për veten dhe seksin, prek ndjeshëm edhe mënyrën se si përgjigjen trupat tanë.

Ndjenja e fajit, e turpit, e frikës, konfliktit dhe injorancës, të gjitha këto mund ta bllokojnë ose pengojnë ndjeshmërinë seksuale. Nuk duhet pritur të kaloni në agoni totale para se të fillojmë të kërkoni ndihmë.

Problemet seksuale janë të zakonshme./yp
shko