e enjte, 3 mars 2011

Disa ilaçe nga mjalti

Apiterapia është mënyrë natyrore e shërimit nëpërmjet së cilës, veç e veç dhe në kombinime të ndryshme, shfrytëzohet prodhimi i bletëve, të cilat janë thesar i vërtetë i materieve shëruese.
Apiterapia mund të definohet si mënyrë natyrore e shërimit, në të cilën shfrytëzohen veç e veç dhe në kombinime të ndryshme prodhimet bletare. Ato, para së gjithash, janë mjalti, pluhuri i luleve apo tufku i luleve, rrëshira e bletëve dhe dylli apo propolisi, amëza qumështore, helmi i bletës dhe dylli. Prodhimet e bletëve janë një thesar i vërtetë i materieve shëruese, nga të cilat më të rëndësishme janë ato me cilësi antibiotike. Përmbajnë edhe vitamina, aminothartina esenciale dhe minerale, përkatësisht fermente dhe materie të pazëvendësueshme aktive të cilat u japin cilësi të posaçme shëruese.

Mjalti

Mjalti i krijuar nga nektari të cilin bletët me përkushtim e mbledhin dhe deponojnë në koshere, shërben si ushqim për bletët. Bletarët mbledhin “tepricën” dhe e shesin. Ka cilësi antibakteriale, ndërkaq shfrytëzohet edhe për shërimin e plagëve dhe plagëve të shkaktuara nga djegiet, si edhe për të mbajtur pastërtinë plagës dhe përshpejtimin e shërimit. Forcon qëndrueshmërinë e organizmit, ndihmon në shërimin e hepatitit dhe në zbutjen e problemeve me lëkurën.

Amza qumështore

Bletët amzën qumështore e prodhojnë për ushqimin “e fëmijëve” të vet që jetojnë në koloni. Bleta mbretëreshë me to ushqehet tërë kohën e periudhës së larvave, ndërkaq bletët punëtore vetëm tri ditët e para. Amza qumështore prodhon bletë punëtore në gjëndra të posaçme. Shfrytëzohen në kozmetikë, gjenden në kapsula dhe shërben për ngritjen e qëndrueshmërisë së organizmit, ndërkaq shpesh flitet edhe për bamirësinë e saj në luftë kundër plakjes.

Pluhuri i luleve

Bletët mbledhin pluhurin e luleve nga lulet dhe e shfrytëzojnë si albumine për ushqim. Bletari mund të mbledhë pluhurin, i cili pastrohet dhe thahet apo ngrihet para se t’u shtohet ilaçeve natyrore apo para se të shfrytëzohet si shtesë në ushqim. Pluhuri i luleve përmban vitaminën B12, por edhe vitamina të tjera. Mirëpo, dobia e suksesit të përdorimit të rregullt të pluhurit të luleve më siguri është e lidhur me albuminat, vitaminat, aminothartinat dhe me përbërës të tjerë të dobishëm, që shërbejnë si katalizatorë në organizëm. Mirëpo, meqë një numër i madh i njerëzve është alergjik ndaj pluhurit të luleve, rekomandohet “testimi’ me një sasi të vogël preparatit të përgatitur para se të merret cilado qoftë prodhim që përmban pluhur lulesh. Pluhuri i luleve rregullon tretjen, ndërkaq vepron pozitivisht edhe në bronke.

Në disa shtete pluhuri i luleve shfrytëzohet për hiposensibilizim, domethënë për shërimin e alergjisë nëpërmjet futjes graduale të sasisë gjithnjë e më të madhe të alergjenit të caktuar.
shko