e mërkurë, 6 prill 2011

I harrojnë gërshërët 20 centimetërshe në trupin e pacientes

Operacionet dhe prerjet ndoshta janë rutinë për këta kirurgë, mirëpo Veronika Cruz 35 vjeçare ka jetuar në agoni qe tri vite pasi kirurgët ja harruan një palë gërshërë në trupin e saj.
Ajo i ishte nënshtruar operacionit të heqjes së vezoreve në Sao Paulo në Brazil, kur kirurgët që e operonin ja harruan gërshërët 20 centimetër-she.

Në anën tjetër mjekët nuk i morën parasysh ankesat se diçka ka shkuar keq deri në momentin kur ajo ka kolapsuar në agoni.Fotografimet me rreze X  treguan pastaj të vërtetën. Mirëpo ende nuk ka marrë askush përgjegjësi dhe askush nuk është penalizuar. Zëdhënësi i spitalit tha : 'Ajo ka pësuar një dëmtim në zorrë dhe vezore, të cilat është dashur ti largohen.Ne po hetojmë për rastin. /Q.i/
shko