e mërkurë, 6 prill 2011

Kushtet e LDK-së për të dal nga kriza

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar të mërkurën kryesinë e partisë për takimin që e ka pasur të martën e me ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ku kanë marrë pjesë edhe Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.

Mustafa ka thënë se në këto takime janë dhënë kushtet e LDK-së për dalje nga kriza rreth zgjedhjes së presidentit, ndryshimi Kushtetutës, ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet dhe caktimin e afatit se kur do të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme parlamentare’, raporton Telegrafi.


I pyetur nëse LDK do ta mbështeste Behgjet Pacollin për president, Mustafa ka thënë se kjo është çështje e negociatave që janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë gjatë të së mërkurës. Mustafa ka shprehur dëshirën për zgjidhje të përshtatshme për të tejkaluar gjendjen që është krijuar rreth zgjedhjes së presidentit të ri.Ndërkohë, ai ka marrë mbështetjen e Kryesisë së LDK-së për vazhduar negociatat përzgjedhjes së kandidatit për president./io
shko