Por ndërsa Kurmemaj ditën e krimit, në 14 prill 2003, kishte vendosur një kapele dhe syze që të mos njihej, gjurmët e gishtave dhe një polic dëshmitar e tradhtuan atë për krimin.
Ndërsa për autorin e vrasjes së tij, policia dyshon paraprakisht dhe referuar vendngjarjes se çdo gjë ka qenë e planifikuar më së miri.
Astrit Kurmemaj vuante dënimin në burgun e Shën Kollit me 20 vjet burg. I dënuari bëhet e ditur se kishte fituar leje për të shkuar në shtëpi dhe pritej që këtë të martë të kthehej në vendin ku vuante heqjen e lirisë.
Por Astrit Kurmemaj është një ndër emrat më të njohur në qytetin e Shkodrës, pas zërave për vrasjen edhe të Genc Muçcës, i njohur me nofken Kanani.
Astrit Kurmemaj u kthye përgjatë një viti, nga 2003 në 2004, si personi më i kërkuar për policinë shqiptare në qytetin e Shkodrës, pas shumë operacioneve nga ku njësia e forcave speciale ishte kthyer duarbosh.
Kurmemaj njihej si një ndër mjeshtrat që i shpëtonte operacioneve policore edhe kur këto kishin informacione tepër të sakta për vendndodhjen e tij. Ai maskohej në mënyra nga më të padëgjuarat duke carë i qetë rrethimin e policisë.
Disa ditë më parë burimet e policisë raportuan se djali i Kurmemes, 16 vjec, i ka shpëtuar një atentati edhe pse në drejtim të tij ishte qëlluar me armë./kn