e enjte, 24 mars 2011

Ja si do të duket Parlamenti i ri i Shqipërisë

Shpallet studioja fituese për ndërtimin e kompleksit e Parlamentit të ri të Shqipërisë.
Është përzgjedhur maketi i një studioje nga Vjena e cila është shpallur fituese mes disa projekteve të tjera, njoftojnë media vendore. 


Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtan.
Mësohet se projekti fitues ka arritur që të marrë 88 pikë gjithsej, përfshirë këtu edhe vlerësimin e publikut, i cili ka mbërritur prej votimeve në faqen elektronike të Kuvendit.

Projekti me kodin 11022 e paraqet sallën e Parlamentit duke reflektuar hapësirën bazë demokratike si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hollit që të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës.
shko