e enjte, 24 mars 2011

Fundi i Botës, në 2116

Viti 2012 po afrohet dhe po zvogëlohen gjithmonë e më shumë mundësitë se fundi i njerëzimit do të jetë në vitin që kanë parashikuar Maya-t.
Sipas vëllezërve Bohumil dhe Vladimir Bohm, njëri matematicien dhe tjetri profesor i historisë dhe kulturës Maya, planetit tonë do t’i vijë fundi në vitin 2116.

Problemi me parashikimin është se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe përdornin disa kalendarë.

Kalendari fetar kishte 260 ditë ndërsa ai bujqësor kishte 365 ditë. Gjithashtu, javët e tyre zgjasnin 9 ditë. Lidhja mes kalendarëve të tyre dhe kalendarit që përdorim ne është komplekse dhe pas shumë llogaritjesh dhe kërkimesh, vëllezërit Bohm kanë gjetur gabimin e Eric Sidney Thompson (arkeologu që bëri paralelizmin e parë mes dy kalendarëve).

Thompson nuk kishte llogaritur një ndërprerje të gjatë në kalendarin Maya që ndodhi për shkak të një lufte. Pasi kanë bërë llogaritjet e tyre, Bohm kanë dalë në përfundim se Apokalipsi do të ndodhë më 2116.

Por, shkencëtarë të tjerë mendojnë se jeta në Tokë është e pamundur të shuhet. Një luftë bërthamore mund të shuajë njerëzimin, por jo çdo formë jete.

As një asteroid nuk mund të vrasë të gjitha krijesat tokësore: kur 65 milion vite më parë një asteroid gjigand (me diametër prej 10 km) goditi Tokën, u shuan speciet që dominonin planetin, por shumë të tjera mbijetuan.

shko