e enjte, 24 mars 2011

Kuçi mohon të ketë çarje me Limajn

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka vlerësuar gatishmërinë e Fatmir Limajt për t’u përballur me organet e drejtësisë, pa u fshehur prapa imunitetit prej deputeti. Por ai ka qartësuar se edhe Limaj i ka të drejtat e veta që i garantohen me Kushtetutë e ligj, të cilat duhet respektuar nga kushdo që pretendon të vërë sundim të rendit dhe të ligjit në Kosovë. 

“Pavarësisht se kush do të jenë ata, duhet t’i marrin parasysh ligjet tona, rregullat tona dhe Kushtetutën tonë”, ka thënë Kuçi, pa e zënë në gojë EULEX-in. Numri dy i Qeverisë ka mohuar që mes drejtuesve të PDK-së dhe deputetit Limaj të ketë pasur mosmarrëveshje, duke thënë se “nuk ka asnjë çarje, por ka një orvatje për respektim të rendit  dhe të Kushtetutës nga të gjithë ne, përfshirë zotin Limaj”.  Mirëpo ndryshe pati reflektuar Limaj në paraqitjen e parë pas lëshimit të fletarrestimit për të. 

Ai qe shprehur i habitur kur gazetarët i patën treguar se edhe Qeveria ka reaguar për arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së. 
“Qeveria ka punë më të madha”, pati thënë ai./kn
shko