e martë, 5 prill 2011

Gallucci krahason Thaçin me Sadamin

Ish-administratori i UNMIK-ut për Mitrovicën, Gerald Gallucci me të tjera akuza dhe urrejtje kundër shqiptarëve të Kosovës. Në një shkrim autorial të tij, amerikani shtron pyetjen si
ka mundësi të mbështetet ende nga SHBA-ja njeriu i përfolur për krim e korrupsion, Hashim Thaçi. 


“Që prej dhjetorit, lajmet për Kosovën sa vijnë e shtohen për përfshirjen e liderëve politikë në korrupsion, trafikim me organe dhe krim të organizuar, që e kanë burimin tek UÇK-ja. EULEX-i po heton në disa raste” shkruan Gallucci.

Duke folur për akuzat e Martyt ndaj Thaçit dhe fillimin e hetimeve nga EULEX-i, Galluci shkruan se “Thaçi ka bërë presion për emrat e dëshmitarëve, që nuk dihen ende, por që në fakt disa prej tyre janë të vdekur dhe është vështirë të gjenden”. 



Më tej, Galluci, që njihet për qëndrimet e forta antishqiptare, shkruan se edhe ndërkombëtarët kanë heshtur përball këtij krimi në rritje të liderëve politikë vetëm për hir të stabilitetit të vendit. Galluci, tashmë në pension, shkruan për mbështetjen që u ka dhënë SHBA-ja liderëve politikë me gjithë të këqijat që ata kanë bërë.

Ai e lidh përkrahjen amerikane për Thaçin me mbështetjen që SHBA u ka dhënë dikur autoritarëve në disa regjime, si Shahut në Iran, Mobutus, Pinochetit, Saddam Hyseinit (para 9/11), Ben Alisë, Mubarakut dhe Gaddafit.  “Kjo nuk duhet thënë se Thaçi është në të njëjtën kategori. Ai nuk është vrasës dhe vepron në një demokraci”.  
Gallucci ka shërbyer si administrator i UNMIK-ut për Mitrovicën prej 2005 deri në 2008. /io
shko