Në gjysëmfinale talenti shqiptar nga nga Bilaçi i Bujanovcit në Kosovë u paraqit me një kërcim i cili bëri të ngrihej në këmbë të gjithë publikun.
Surpriza për të gjithë shqiptarët ishte se në grupin e këngëve që Fatlumi kishte përzgjedhur për të shoqëruar performancën e tij, kishte futur edhe një këngë shqiptare, Aurela Gaçe dhe Marsel me Origjinale (shih min 02:00 - 02:15). Një pjesë e cila ka bërë të ngrihen në këmbë të gjitha familjen e tij e cila e ishte e pranishme gjatë shfaqjes.
Ndër me të entuziamuarit në juri nga performanca e tij ishte Dj Bobo, i cili i dha vlerësimin maksimal duke e quajtur një "Diamant që shkëlqen". Në finalen e 20 marsit bashkë më Fatlumin do të shkojnë edhe Tenöre von Phenomen dhe këngëtarja Julia Maria. Fituesi i kësaj gare do të marrë një shpërblim prej 100.000 franga zvicerane.