e premte, 4 mars 2011

Hajredin Kuçi transparent

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka marrë vendim që për çdo të premte të publikohen në ueb-sajtin e Ministrisë së Drejtësisë të gjitha shpenzimet javore të kësaj ministrie. 

Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe përgjegjësisë publike para qytetarëve të Kosovës për punën, angazhimet dhe shpenzimet që bëhen në Ministrinë e Drejtësisë, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që çdo të premte të publikohen të gjitha shpenzimet javore, duke filluar nga Kabineti i Ministrit, sekretari i Përgjithshëm, departamentet, agjencitë dhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë. 

Shpenzimet e realizuara nga Ministria e Drejtësisë do të janë të detajuara për secilin dikaster veç e veç, dhe si rrjedhojë çdo vendim i marrë në Ministrinë e Drejtësisë, do të publikohet në ueb-faqen e MD’së, në linkun “Vendimet e Ministrit”./ge
shko