e premte, 4 mars 2011

Lugina patjetër duhet të përfshihet në bisedime!

Përmes një komunikate për opinion Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e drejtuar nga Jonuz Musliu, jep arsyet për domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës në bisedimet që priten të nisen mes Prishtinës e Beogradit. Kjo parti përkrah misionin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe kërkon që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e këtyre negociatave.


“Duke kuptuar se situata aktuale politike e sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës është akoma e paqëndrueshme dhe një pengesë për paqe dhe stabilitet në rajon, angazhohemi direkt i përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të këtij rajoni në këto negociata, do të ndikonte pozitivisht në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, të cilët jetojnë këndej e matanë kufirit shtetëror me Kosovën”, thuhet në një kumtesë për media të LPD-së, njofton PreshevaNews.


Lëvizja e Progresit Demokratik e sheh të domosdoshme pjesëmarrjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet shqiptaro serbe për këto arsye: të demilitarizimin e plotë i Luginës së Preshevës; që çështja e sigurisë publike të jetë në kompetencë ekskluzive të policisë multietnike dhe strukturave të saj komanduese; që sistemi arsimor në Luginë të Preshevës të harmonizohet me sistemin arsimor të Kosovës, konform standardeve evropiane për arsim; që të bëhet zostrifikimi i diplomave të studentëve të këtij rajoni, që mbarojnë studimet në Prishtinë, Tetovë etj; të integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat e pushtetit lokal dhe të gjitha institucionet shtetërore e publike të të gjitha niveleve, aplikimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetërore dhe ato publike të të gjitha niveleve, etj.


“Kuptohet të gjitha këto duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, si bazë për zgjidhjen politike të problemeve sipas Marrëveshjes Paqësore të Konçulit dhe shumë marrëveshje të tjera shqiptare të arritura gjatë këtij dhjetëvjeçari”, thuhet nnë këtë kumtesë të LPD-së, e cila kërkon nga faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës të jetë unik rreth bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/
shko