Ndër personat dhurues dhe përfitues të organeve ka edhe shqiptarë. EULEX-i ka dosjen gati dhe shpejt pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore, raporton Express.
Sipas aktakuzës, katër të pandehur do të përballen me akuza të trafikimit të personave me qëllim të heqjes së organeve, si dhe të krimit të organizuar. Tre do të përballen me akuzë për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore dhe dy të tjerë me akuzë për shpërdorim të detyrës zyrtare.