Teknologjia kompjuterike po ecën me hapa gjigantë. Operatorët kanë pasqyruar një zhvillim të shpejtë që nga dita e hedhjes në treg të kompjuterëve. Si do të jenë kompjuterët e së ardhmes?
“HowStuffWorks”: përpiquni të mendoni Ligjin Moore të krijuar nga Gordon Moore në vitin 1965. Krijuesi i Intelit Moore kishte pohuar se transistori i vendosur nga inxhinierët mbi çipin prej silikoni do të rritet dy herë më shumë për çdo vit.
Pa mendoni pak sikur prodhuesit t’i përshtaten ligjit të Moore, i cili ka prodhuar mikrooperatorë, dhe të rrisin dy here më shumë fuqinë e operatorit të kompjuterit çdo vit. Kjo do të thotë se modelet që do të prodhohen pas 100 vjetëve do të jenë 1,125,899,906,842,624 herë më të fuqishëm. Diçka e paimagjinueshme apo jo?
Por disa specialistë të industrisë së çipit mendojnë se praktikimi i ligjit të Moore është i pamundur dhe se i është afruar fundit. Realizimi i ligjit të Moore, zvogëlimi i çipeve dhe rritja e numrit të transistorëve do të thotë: kompjuterë dhe celularë më të vegjël.
Mund ta kalojmë këtë pengesë duke prodhuar më shumë transistorë dhe operatorë më të mëdhenj. Por transistorët prodhojnë nxehtësi dhe një operator i nxehtë mund të fikë kompjuterin. Për të parandaluar nxehjen e tepërt të kompjuterëve me operatorë të shpejtë do të keni nevojë për një sistem ftohës të fuqishëm. Të kesh një operator çip më të madh do të thotë një kompjuter më i nxehtë kur punon në shpejtësinë e duhur.
Një taktikë tjetër është dhe kthimi në një strukturë me shumë bërthama. Një operator me shumë bërthama shpërndan fuqinë e tij në të gjitha bërthamat. Një sistem i mirë në llogaritjen e të dhënave të ndara në përbërës më të vegjël nuk është aq i mirë në problemet e mëdha të informatikës.
Kompjuterët e së ardhmes ndoshta do të jenë modele krejt të ndryshëm nga makinat tradicionale./gs