e enjte, 20 janar 2011

BB: Alkena e mërzitur me Nedën

Ndryshe nga netët e zakonshme, banorët shkojnë për të fjetur më herët. Gjatë kohës që përgatiten të flenë, ata bisedojnë për gjëra
të ndryshme të ndarë nëpër grupe. Në një moment Neda në bisedë e sipër i thotë Alkenës: “Tani je në fazën që nuk kupton”. 

Kjo shprehje ka bërë që Alkena të mërzitet me Nedën. Alkena rri e mërzitur shtrirë në krevat dhe nuk flet, ndërsa Alma dhe Neda përpiqen që ta bëjnë për të qeshur në mënyrë që t’i kalojë mërzitja. 
Alma nis ta ngacmojë, por Alkena qëndron në heshtje. Alma i thotë që të paktën të flasë, të ktheje përgjigje dhe Alkena përsërit fjalët e Nedës me ironi “jam në fazën që nuk kuptoj, nuk mund të flas”. Neda i thotë Alkenës se shprehja e saj nuk kishte qëllim të keq, aq më tepër të mërzite Alkenën, por ishte thjesht një shaka dhe asaj nuk ka pse t’i ngelë hatri. “Nuk mund të sillesh në këtë mënyrë, të të ngelë hatri nga njerëzit e tu më të afërt” i thotë Neda dhe Alkena i përgjigjet se ajo nuk e ka ofenduar asnjëherë Nedën. Neda i thotë se edhe ajo i ka thënë asaj budallallëqe më parë, por ajo nuk i ka marrë seriozisht e të mërzitej me të, madje ka qeshur. Alkena i thotë se ajo nuk ka thënë asnjëherë një budallallëk të përmasave të tilla si Neda dhe hesht përsëri. Alma vazhdon ta ngacmojë për ta qetësuar, por Alkena nuk reagon./bb
shko