e diel, 17 prill 2011

Inis Gjoni martohet me Arjan Selimin

I ka thënë ‘po’ propozimit që i ka bërë për martesë, njeriut me te cilin te gjithe Shqiptaret e pane duke bere seks ne nje video qe brenda nje dite i mbushi te gjithe telefonat.
Fjala është për regjisoren, prezantuesen apo edhe balerinën e dashur të ekranit, Inis Gjonin e cila të enjten e javës që po lëmë pas ka marrë propozimin më të bukur në jetën e saj, pikërisht nga mashkulli që do më shumë në jetë. 

Në një ceremoni familjare, të ideuar krejtësisht nga bashkëshorti i ardhshëm i regjisores, është bërë propozimi magjik. Vendi thuhet të ketë qenë po aq i gjetur sa edhe ideja për këtë surprizë. Në prani të të afërmve të tij, por edhe të Inisit, Arjan Selimi i ka kërkuar bukuroshes së ekranit që të bëhet gruaja e jetës së tij. Në fillim kjo kërkesë është refuzuar nga regjisorja, pasi pavarësisht vendit shumë i zgjedhur dhe faktit që njerëzit e saj të afërm ishin aty, mungonte unaza me të cilën Inisi e kishte imagjinuar gjithnjë këtë moment.

Por ende pa e përfunduar ankesën, vjen puthja e Arjanit, nga ku del edhe unaza e shkëlqyeshme. Gjatë gjithë kohës Arjani kishte vështirësi në të folur, por ky fakt nuk i ra shumë në sy Inisit dhe ajo e kuptoi vendndodhjen e unazës, vetëm pasi mori puthjen...E pas kësaj skene ju besojmë se e imagjinoni përgjigjen...”Po, po”, i ka thënë Inisi propozimit për martesë nga i dashuri i jetës./io
shko