e diel, 17 prill 2011

Shyhreti është shëndoshë e mirë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka reaguar ndaj raporteve të publikuara në mediat shqiptare ku thuhej se ajo është shtruar në një spital psikiatrik si pasojë e një situate traumatike.
Shyhreti ka thënë për Telegrafin se ajo dhe burri i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka asgjë të vërtetë nga spekulimet që u përhapën në media. Çifti ka thënë se do të ngre padi ndaj medias që e ka fabrikuar këtë spekulim duke qenë se një informatë e tillë është e dëmshme për jetën personale dhe publike të këngëtares./TopLajm
shko