e diel, 7 nëntor 2010

Pullazxhiu-PDK-së: Shihemi në gjyq amerikan

Në një intervistë të botuar sot në gazetën Koha Ditore, aktivisti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, u kundërpërgjigjet akuzave që i janë bërë nga PDK-ja.

Florin Krasniqi, shtetasi amerikan që para më tepër se një dekade e ka furnizuar UÇK-në me armatim, nuk ndihet i dëmtuar nga akuzat publike që ia ka bërë PDK-ja, vetëm dy ditë pasi është bërë pjesë aktive e lëvizjes “Vetëvendosje”. 

Përkundrazi, ai konsideron se e dëmtuar nga ato akuza do të jetë vetë PDK-ja, pasi qysh javën e ardhshme “do të përfundojë në gjyq për shpifje dhe të pavërteta”. 
 
Krasniqi ka vendosur që lëndën ta hapë në Gjykatën Supreme të New Yorkut me besim të plotë se nga ai proces do të dalë fitues dhe me këtë rast do ta bankrotojë partinë që aktualisht është më e madhja në vend. 
 
“Pullazxhiu” i Amerikës, është i gatshëm që të përballet edhe me drejtësinë në Kosovë, në rast se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e padisin atë për bëmat dhe “pseudopatriotizmin” e tij. Ai nuk ka asnjë mëdyshje që akuzat ndaj tij janë bërë nga SHIK-u, po aq sa është i sigurt se në PDK ka plot njerëz të mirë./koha




shko