e diel, 7 nëntor 2010

Sulmohet Jenson Button

Kampioni aktual i Formula 1, Jenson Button, është sulmuar duke u kthyer në hotel në Sao Paolo të Brazilit, pas garave kualifikuese në Intergalos. 

Sulmues të armatosur kanë tentuar të parakalojnë automjetin, në të cilin gjendej Button. Mirëpo, ai dhe udhëtarët e tjerë kanë shpëtuar të palënduar, falë lëvizjes së shpejtë të tij. 

 

Pos ngasësit të McClaren-it, në automjetin e blinduar, të cilin ekipi e ka siguruar për Jenson Button dhe kolegun e tij nga ekipi, Luis Hamilton, gjendej edhe babai i tij John, trajneri Michael Colier dhe menaxheri Richard Godard. 

Pos automjetit të blinduar, McClaren për vozitësit e tij në Brazil, ka siguruar edhe shoferin, i cili është pjesëtar i policisë dhe gjithkund i armatosur. 


Pikërisht, shoferi ka shpëtuar Buttonin dhe udhëtarët e tjerë, pasi që me kohë ka hetuar sulmuesit dhe shpejt ka reaguar, duke depërtuar nëpër trafik të dendur dhe në mënyrë të sigurt i ka dërguar në hotel. 

Për këtë shkak, zyrtarët e Sao Paolos, kanë paralajmëruar se Button dhe krerët e McClarenit do të kenë masa të sforcuara të sigurisë, që në mënyrë të sigurt të arrijnë në stazën Interlagos, ku në orën 17:00 sipas kohës tonë, do të zhvillohet gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Brazilit. /koha
shko