Ronela Hajati nuk është dorëzuar kurrë dhe nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë një yll, pavarësisht se tani pas shumë vitesh ajo ka rezervat e saj në këtë pikë.
Ka filluar të rendë pas programeve televizive për zbulimin e talenteve të reja që 12 vjeç dhe tani kur numrat mund t’i kthejmë mbrapsht dhe ajo është 21, jeta nuk është gjithçka muzikë për të.
Këto katër vitet e fundit ia ka kushtuar Juridikut.
E megjithatë, rebelizmi i ka lënë shenja dhe toni i zërit e përcjell këtë ndjesë. Në një intervistë , Ronela, me sportivitetin që e karakterizon, nuk nguron të flasë për veten.
"Nuk jam e dashuruar, për mua nuk është fare çështje private, madje me duket budallallëk, në qoftë se do ta fsheh, do të thotë se ka diçka që nuk shkon aty. Unë jam superbeqare në këto momente, jam në kërkim dhe kam dal për gjah (qesh). Kam gati 6 muaj që jam totalisht vetëm. Dua që kur të kem një njeri afër, të kem një njeri të saktë që të përkushtohet"